Kaçina Gllava

Maja Kaçina Gllava është një gur në formë të rrumbullakët që vërehet vetëm nga fshati Brod dhe rrethina. Është një shkëmb që është pak metra më i ulët se kuota më e lartë në atë grup të majeve. Por nga fshati Brod vërehet si maje, e cila fshatarëve të atjeshëm u ka shërbyer si pikë orientimi për rrugën për në fshatin Radeshë dhe fshatrat e Opojës së Epërme.

Kaçina Gllava njëkohësisht është edhe pika që ndan territoret e tre fshatërave: Radeshë, Leshtan dhe Brod. Fshati Brod ndodhet 190º nga Kaçina Gllava, ndërsa maja Kulla vërehet në 45º.

Fjalët kyçe: maje, Sharr, hiking

Vlerëso1 mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme