Prishtina Film Festival

PriFilmFest - Prishtina International Film Festival kërkon t’i sjellë më të mirën e botës së kinemasë në Prishtinë dhe Kosovë dhe të promovojë më të mirën e filmit kosovar për audiencën ndërkombëtare.

Misioni i PriFilmFest është që të hap dyert e shtetit më të ri në botë, Kosovës, dhe përmes kinemasë të jetë nikoqire e kulturave të ndryshme nga bota, duke e përdorur atë si medium për të promovuar një dialog të hapur në mes të kulturave dhe popujve të ndryshëm.

"Me PriFilmFest-in, Prishtina dhe Kosova do të mirëpresin kulturën e botës për 7 ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme për imazhin e një shteti të ri pasi ne do të jemi të aftë të tregojmë se jeta jonë nuk përbëhet vetëm nga politika." - thotë websajti i këtij festivali.

Për ma shumë informata, fotografi dhe programin e plotë viziton faqen zyrtare.

Fjalët kyçe: festival, film, prishtina, tepih i kuq

Vlerëso1 mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme