Kjo shtëpi është ndërtuar në fund të shekullit XIX, dhe karakterizohet me volumin dhe formësimin hapësinor të saj. Fasada ballore veçohet nga ndërtimet tjera, për nga trajtimi i plastikës me dekorime nga llaçi të formave të ndryshme gjeometrike. Në këtë ndërtim vërehen ndikimet e stileve Evropiane.
Shtëpia sot, është e ndarë në dy pjesë dhe shfrytëzohet nga dy familje. Njëra anë është e ruajtur plotësisht, me dekorimet në enterier, përderisa pjesa tjetër ka pësuar adaptime.
Dhomat me tavanet e larta, të dekoruara nga druri, hajati në hyrje të shtëpisë, i cili sot është i ndarë në dy pjesë, fasada ballore e dekoruar si dhe oborri i shtruar me kalldrëm, me kanalin ku kalonte uji i pishëm, e bëjnë shtëpinë Rekathati një prej shtëpive me vlerë, vlerat e së cilës duhet të ruhen e të përcjellen edhe për gjeneratat e ardhshme.

Fjalët kyçe: Trashëgimi Kulturore
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment