Objekt banimi i ndërtuar nga heroi kombëtar Ramë Bllaca. Sipas banorëve lokal dhe të dhënave historike ky objekt është i ndërtuar rreth vitit 1936. Edhepse ishte iniciatori kryesor për ndërtimin e shtëpi-kullës, Ramë Bllaca nuk arriti ta shoh të përfunduar për shkak se u vra nga forcat armike të asaj kohe më 27 Gusht 1937.
Objekti gjendet në pjesën qendrore të fshatit dhe dikur ka shërbyer si shkollë fillore për banorët e fshatit. Gjendja e tanishme e objektit është e mjerueshme, dhe e pabanuar.
Më 25 Prill 2007 kuvendi komunal i Suharekës mori vendim që ky objekt të merret nën mbrojtje. Në vitin 2009 pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet komunës së Suharekës dhe CHwB, CHwB mori përsipër hartimin e projektit të restaurimit të këtij objekti duke filluar implementimin e tij në të njejtin vit.
Faza e pare e projektit të restaurimit ka përfunduar dhe së shpejti pritet edhe përfundimi i restaurimit komplet të objektit dhe rikthimi i funksionit të tij.
Vlerëso10 mes 3.40
Shpërndaje
Komentet (1)
Demir Zekolli(para 13 viteve)
CHwB-ja ka hartue Planin restaurues falas kurse Komuna e Therandes ka investue 35 000 Euro per realizim te Planit. Me 2010 Ministria e kulture mori Vendim per ndarjen e 100 000 Euro per vazhdimin e punimeve, fatkeqesishte ky Vendim nuk u jetesua.