Kulla e Kuklecit

Është kullë e gurit. Për kohën e ndërtimit mungojnë të dhënat e sakta por supozohet të jetë e ndërtuar në shekullin XVIII. Është pronë e familjes Kukleci të Isniqit. E veçanta e kullës qëndron mbi atë që në katin e saj të dytë, e shtrirë në tri fasada, gjendet galeria e drurit që njihet si “dyshekllaku” i drurit. Ky është njëri ndër shembujt e rrallë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.

Sikurse edhe në kullat tjera funksioni i Kullës së Kuklecëve është banimor me elemente të fortifikimit. Një theks i veçantë i është dhënë hyrjes për mysafirë që të shpie drejt në Odën e Burrave. Kulla është renovuar si pjesë e projektit “Restaurimi i Pesë Kullave në Kosovë” projekt i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Sida.

Vlerëso0 mes 0.00

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme