Motel Restorant AS

As është një motel i njour në këtë qytet i cili ofron qetësi dhe mundësi për rekreacion. 3 pishinat që gjenden në një hapsirë të gjërë gjelbruese prej 2 hektarësh dhe fushat sportive janë arsye e mjafueshme për vikend të shëndetshëm.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy pije pemësh kushtojnë rreth 7€.

Pajisjet përcjellëse:

Ka sallë për ahengje me 500 ulëse e cila është afër pishinës, sallë konferencash, parking për 200 vetura, 3 pishina në ambient të hapur dhe përcjellur me terasën e gjërë të rrethurar nga gjelbrimi. Njëra nga pishinat ka karakter gjysëm olimpik, tjetra e cekët për fëmijë dhe e treta e veçant me topogan gjithashtu për fëmijë. Poashtu aty gjenden edhe Staza e Atletikës, fusha e futbollit, basketbollit, volejbollit, tenis të madh dhe të vogel dhe pingpong.

Dhomat:

Moteli posedon 16 dhoma dhe dy apartmane dhe 4 këmbshtëpiza të drurit të vendosura afër pishinave. Të gjitha dhomat kanë shtretër dysh dhe janë të paisura me klimë, nxemje, TV dhe banjo me dush kabinë. Çmimi i dhomave për një natë është 25 euro, ndërsa çmimi i apartmaneve është 60 euro. Kurse çmimi i këmbshtëpizave të cilat kanë dhomë gjumi me shtretër dysh, nxemje, TV dhe banjon është 50 euro.

Restoran:

Restoranti ka një ambient familjar dhe ofron meny të begatshme kosovare.

Lokacioni: Shtime, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso1 mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme