Ultra

Salla e gjerë e ngrënjes me tavane të larta dhe piktura të vendosura me shije; të gjitha këto i janë ekspozuar një ndriqimi të butë dhe bëjnë një ambijent të relaksuar për drekë ose darkë me miq.

Pranë tij gjendet një terracë e cila akivizohet gjatë verës, ajo është e rrethuar me gjelbrim andaj posedon një kualitet të rrallë intimiteti.

Specialitetet:

Tavat e ndrydshme, Muskuj të viqit, mish qengji dhe rakia prej rrushi janë vetëm disa nga arsyet pse duhet të vizitoni këtë vend.

Rangu i çmimeve:

Një sallatë stine dhe një pjatë djathërash, pastaj pjata kryesore, deserti dhe dy pije do t’ju kushtojnë 12€.

Pajisjet përcjellëse:

Parkingu pulblik me kapacitet për 5 vetura gjendet mu pranë tij.

Vendndodhja:

Restoran Ultra gjendet mu në qendër të Prishtinës; kthesa e parë në të majtë (prej hotelit Grand) në Sh. Nëna Terezë, pranë Kolegium Kantorum.

Kuzhina:

Kuzhina ka karakter tradicional dhe është i influencuar nga tradita Dukagjinase e pregaditjes.

Publiku:

Ky restoran vizitohet nga njerëz të moshës mesatare të apasionuar nga specialitetet vendore.

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso16 mes 3.88

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme