Ujvara

Restaurant-pishina Ujëvara gjendet në periferi të qytetit, konkretisht në zonen e Bifurkacionit, është vend i dizajnuar për rekreacion në natyrë duke ia bashkangjitur edhe freskinë e lumit Nerodime i cili kalon në mes të të restoranit. Me një siperfaqe me mbi 4 hektar posedon 4 pishina të standardeve të larta që akomodojnë të gjitha moshat.

Specialitetet:

Veçohet për përgaditjen e peshkut Trofta.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy pije freskuese jo alkoolike kushtojne rreth 6€.

Pajisjet përcjellëse:

Poashtu, posedon edhe dy salla për ahengje, konferenca dhe seminare e takime,1 hektar parking, bazen peshku dhe kopsht për fëmijë.

Kuzhina:

Restoranti posedon dy kuzhina të hapura moderne ku shërbehen specialitete të ndryshme nga peshku.

Publiku:

Vizitohet nga të gjitha moshat.

Lokacioni: Ferizaj, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso6 mes 3.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme