Veranda

Restoranti ekskluziv Vernada gjendet në një pozitë të favorshme nga ku shihet një pjesë e gjërë e qytetit dhe fshatrave rreth. Në ambientitn e freskët të dizajnuar në linja minimaliste ju mund të ushqeheni nga meny-ja e gjërë europiane dhe tradicionale.

Specialitetet:

Veçohet për përgaditjen e pulës së fshatit në tavë me oriz e xhizë.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe një gotë verë vendore kushtojnë rreth 8€.

Pajisjet përcjellëse:

Restoranti posedon parking për 60 vetura, një pjesë të gjërë me gjelbrim ku është e vendosur këndi me lodra për fëmijë dhe një fontanë e bukur.

Vendndodhja:

Magjistralja Ferizaj Hani i Elezit, 2 km larg nga Bondstilli.

Kuzhina:

Meny-ja është e pasur me specialitete nga kuzhina tradicionale ballkanike po ashtu mund të gjeni edhe pjata interesante nga kuzhina italiane e franceze.

Publiku:

Qytetar të moshave të ndryshme, ndërkombtar, familjar.

Lokacioni: Ferizaj, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso1 mes 1.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme