Kaçanik

Kaçaniku është qytezë në jug të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km2. Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik – Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879). Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninë: njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafëshqipe (ish Glloboçicë). Kaçaniku si qendër administrative-qytezë daton qysh nga fundi i shek. XVI. Themeluesi i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan Pasha, i cili ndërtoi Xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike (imaret), një shkollë në afërsi të Xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc. Kaçaniku dallohet me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Karakterisitke është poashtu edhe klima e cila është e preferueshme për të sëmurët nga tuberkulozi (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë, një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë sanatoriumi për të sëmurë nga tuberkulozi. Kaçaniku ka edhe pasuri natyore të pyjeve, tokës dhe ujërave.

Mirpo ekzitojnë edhe kushte të volitshme për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, pemtarisë, zejtarisë e në veçanti kushte të mira për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror.

Kaçaniku ka një traditë të hershme manifakturale dhe private, sidomos për prodhimin e gurit gëlqeror, rërës, drurit për ndërtimtari dhe shërbime të ndryshme zejtare.

Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës. Maja e Lubotenit dhe shpatijet e Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror).

Lokacioni: Kaçanik, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso1 mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Kah me dalë në Kaçanik

 

Hotele dhe bujtina në Kaçanik

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme