Maja Guri i Çarë është maja më e afërt prej fshatit të Prevallës; gjendet në jugperëndim të saj. Është një maje atraktive, kur shikohet nga Prevalla e ka formën e piramidës. Ka një faqe të gjërë dhe të gjatë veriore, e cila është ideale për skijim e që gjendet në 350º. Ka një shpinë, e cila lidhet me Majën Konjushka dhe Prevalla vërehet nga maja.
Emërtimi i majës në gjuhën lokale serbe është Rascepit Kamen që do të thotë Guri i Çarë. Me këtë emër kjo maje është e shënuar nëpër hartat e APJ-së. Arsyeja përse maja quhet kështu është se rreth 35º nga kuota më e lartë e majes, me një në largësi rreth 100m, gjendet një grup i shkëmbinjëve të çarë të cilët vërehen nga poshtë, e veçanërisht nga Prevalla. Vlen të theksohet se në këtë maje jetojnë grupet më të mëdha të dhive të egra. Kjo maje më tërësi shtrihet në territorin e Kosovës.Kjo maje në hartat e APJsë është e shenuar NMD 2466m.

Koordinatat:
N 42º08.711
E 20º56.915
LMD: 2471m
Fjalët kyçe: sharr, dhi të egra, maje
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment