Rozafa

Hotel Rozafa gjendet vetëm 5 minuta larg qendrës së qytetit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së parkut të qytetit. I ndërtuar në vitin 2002, ka 3 kate, me gjithsej 20 dhoma të mobiluara në mënyrë elegante me ambient luksoz. Ka mjedise çlodhëse me një larmi ofertash për ditët tuaja të veçanta, seminare apo mbledhje, mjedise të cilat janë të pajisura me mjete moderne për të lehtësuar sado pak transmetimin e informacioneve gjatë mbledhjes dhe seminareve. Qëndrimi në Hotel Rozafa ofron një përvojë të gëzueshme dhe të paharrueshme. Në te do të gjeni të kombinuar mirë rehatinë dhe qetësinë.

Kategoria:

Pretendo ti ketë 4 yje

Rangu i çmimeve:

Mesatarja e qmimeve të ushqimt nga 2-5 euro.

Pajisjet përcjellëse:

Hoteli ofron shërbime të ndryshme si parking për 15 vetura, internet, dhoma ndejash dhe takimesh biznesi, mundësi banketesh, 24 orë sigurim, sef recepcioni, dhe konvertim parash

Dhomat:

Hoteli ka 20 dhoma të paisura me banjo, TV me antenë satelitore, ballkon, minibar, tharëse flokësh, alarm zjarri, internet, gazeta, si dhe shërbimi i dhomës dhe shërbimi i mëngjesit në dhomë.Dhomat njëshe janë 15 euro,për dy përsona 20 euro,për 3 përsona 30 euro,dhomata e fjetjes me paradhomë 55 euro.Mëngjesi është i përfshirë në çmim.

Restoran:

Ky hotel ka Restorantin dhe Barin. Restoranti ofron shërbime të kualitetit të lartë, meny të begatshme nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe ajo evropiane. Orari i punës së restorantit është prej 07.00 h gjer 23.00 h.

Lokacioni: Suharekë, në regjioni: Prizren

Vlerëso13 mes 3.54

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme