Park

Hotel Park është i pozicionuar në parkun qëndror të qytetit që i ngjanë pyllit. ekipa profesionale ofrojnë ambijent të këndshëm dhe shërbime cilësore. Në oborrin e gjelbëruar janë të vendosura shtëpizat e drurit të cilat jipen me qera.

Kategoria:

3 Yje.

Rangu i çmimeve:

Dhoma për dy persona përfshirë mëngjesin kushton 30€. Shtëpiza e drurit për dy përsona përfshirë mëngjesin kushton 40€. nëse vizita juaj zgjatë mbi dhjetë ditë atëherë zbatohet zbritje deri në 20%. Një drekë që përmbanë paragjellën, pjatën kryesorë, desertin dhe dy pije kushton 8€.

Pajisjet përcjellëse:

Hoteli posedon parking me kapacitet për 100 vetura, këndin me lodra për fëmijë. Gjtë verës terraca e hotelit hapet, pjesë atraktive e saj është grilli

Vendndodhja:

Pejë ,Rruga Eliot Engel

Dhomat:

Hotel Park ka 11 dhoma të cilat ofrojnë një komoditet të menduar mirë. Të gjithë shtretërit e tij janë francez. Dhomat kanë TV dhe dush kabinë. Poashtu, hoteli ka edhe 8 shtëpiza nga druri të vendosura në pyll ato janë të paisura me TV dhe dush kabinë, frigorifer dhe parking për dy vetura në secilën shtëpizë.

Restoran:

Enterieri i restoranit është i ndërtuar në linja të thejshta dhe moderne, terraca pranë tij është bukur dhe e organizuar përplot gjelbrim me një fontanë në mes furrë druri. Menya e restoranit ka karakter tradicional i përbërë nga brumërat, peshku dhe mishërat. Gjatë ditëve të vikendit ekipa e restoranit vishen në kostume tradicionale unike për vendin.

Lokacioni: Pejë, në regjioni: Pejë

Vlerëso0 mes 0.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme