Rudi Group

Rudi Group është një kompleks turistik në Bogë i cili ofron mundësi për pushime dhe rehati në kamp-shtëpizat e veta personale. Përpos kamp-shtëpizave, kompleksi ka edhe restaurantin e vet. Kampshtëpizat kanë parking të veçantë, skarë, çadër e terrace, ndërsa brenda janë të pajisura me banjo dhe televizion satelitor. Në sezonin dimror Rudi Grup ofron shkollë të skijimt dhe pajisje për skijim, ndërsa në sezonin veror mund të huazohen biçikleta, apo të rezervohen vende në shëtitje e organizuara me ciceron përcjellës. Përpos kësaj në Rudi Grup, organizohen mbrëmje kulturore në TV sallën e përbashkët, ku po ashtu mund të luhen lojëra si shahu, domino e pikado. Jashtë sallës, shpesh organizohen edhe mbrëmje me kitarë rreth zjarrit.

Për sezonin dimror ky kompleks ka oferta speciale. Në mes të tjerash programit zbavitës ju janë shtuar edhe mbrëmjet e vallëzimit.

Për sezonin dimror Rudi Group ofrojnë paketë aranzhmane me çmime speciale.

Rangu i çmimeve:

Për sezonin dimror Rudi Group ofrojnë paketë aranzhmane me çmime speciale. Paketë aranzhmani që përfshien gjysmë pansion, mësim në ski, huazim skijash, lojëra kreative dhe transportin Pejë-Bogë-Pejë. Për grupe, vendi për një person është gratis. Nëse bëhet rezervimi me kohe ofertës i shtohet një 10% zbritje

Pajisjet përcjellëse:

Rudi Grup ka kamp-shtëpiza me kuzhinë, dhomë dite dhe banjo, pastaj edhe shtëpi që ka hapësirë më të madhe. Restaurant të ndërtuar nga druri me një terrace me 100 ulëse. Në oborr është edhe këndi me lodra për fëmijë. Mbrëmje argëtuese, vallëzim, TV Salle, ski-rental, mësime për skijim nga instruktorë professional.

Vendndodhja:

Veri perëndim të Pejës, larg nga qyteti 29 km

Restoran:

Kuzhinierët kanë përvojë pune disa vjeçare dhe sjellin ushqim tradicional dhe internacional.

Fjalët kyçe: kamp-shtëpiza, natyrë, konferencë, mal, skijim

Lokacioni: Boga Pejë, në regjioni: Pejë

Vlerëso23 mes 3.57

Komentet (1)

  • bahri(para 15 viteve)

    shum i bukur

    2 mes 4.50

photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme