NartelHotel Nartel ndodhet ne qytetin Prishtina, afer stacionit kryesor te autobuseve dhe rreth 10min distance ecjeje nga...
Motel TafaTafa është motel i qetë ku ofrohet shërbim kualitativ dhe ushqim i freskët. Përveq...
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Vita është një hotel i njohur për dhoma moderne e elegante dhe shërbime cilësore. Në ambientin e qetë mysafirët kanë mundësi të shijojnë varietet specialitetesh nga menyja evropiane dhe tradicionale. Përveq këtyre përparësive të rëndësishme, në ambientet e qeta të Hotel Vitës ka mundësi të organizohen konferenca, seminare dhe takime.
Kategoria:
Kater yje
Rangu i çmimeve:
Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe dy pije freskuese kushtojnë rreth 9.
Pajisjet përcjellëse:
Gjatë stinëve të nxehta aktivizohet terraca, pranë saj është edhe këndi me lodra për fëmijë dhe parkingu i siguruar me kapacitet për 200 vetura.
Vendndodhja:
Magjistralja Prishtinë-Pejë.
Dhomat:
Hoteli posedon17 dhoma dhe dy apartmane, të paisura me klimë, nxemje, TV dhe banjo me kadë, kurse apartmanet kanë shtesë edhe një dhomë dite. Çmimi i apartmaneve për një natë 30 euro, ndërsa i dhomave 25 euro, në të dyja cmimet llogaritet edhe mëngjesi.
Restoran:
Restorani ofron një ambient të qetë dhe shërbime cilësore, gjithnjë sipas dëshirave të mysafirëve.
Lokacioni: Fushë Kosovë, në regjioni: Prishtinë
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment