Adriatiku

Restauran Adriatiku asht njani prej restoranteve ma t’njohuna në rrethinën e liqenit te Batllavës. Me një pozitë strategjike, në mes të pyllit të freskët dhe pranë liqenit, Adriatiku asht vend i përsosun për relaksim gjatë ditëve të nxehta të verës kur prishtinasit kërkojnë hije. Përpos, pamjes dhe ushqimit në Adriatik mund të lundroni me barkë ose të kalëroni. Gjatë sezonit të verës Adriatiku hap edhe plazhën e vet private me kapacitet deri në 100 njerëz.

Specialitetet:

Veçohet për përgatitjen e peshkut të freskët.

Rangu i çmimeve:

Paragjella, pjata kryesore, deserti dhe një gotë verë shtëpije kushtojnë rreth 6€.

Pajisjet përcjellëse:

Restauranti ofron mundësi lundrimi me barkë si dhe kalërim. Gjatë stinës së verës posedon terraca brenda pyllit dhe jashtë tij poashtu edhe një plazhë me kapacitet për 100 njerëz. Pranë tij gjendet edhe parkingu me kapacitet për 100 vetura.

Vendndodhja:

Rruga për te liqeni i Batllavës.

Kuzhina:

Adriatiku ofron një meny të pasur me specialitete peshku të cilat përgatiten sipas traditës vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Publiku:

Të gjitha moshat, familje, grupe njerëzish

Fjalët kyçe: peshk, kalërim, lundrim

Lokacioni: Podujevë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso13 vlerësime mes 4.15

Nuk ka asnjë koment


photo

Ngjarjet e ardhshme