Aviano

Restoran Aviano disponon dy salla ushqimi, bar dhe sallë për ahengje e seminare me kapacitet prej 300 ulësesh.

Specialitetet:

Aviano karakterizohet për specialitetet e shtëpisë të cilat kryesisht përgaditen me mishëra të ndryshëm dhe të freskët.

Rangu i çmimeve:

Menyja e këtij restorani ofron varietet specialitetesh dhe çmimesh, një drekë që përmbanë paragjellë, pjatë kryesore, desert dhe 2 pije kushton rreth 12€.

Pajisjet përcjellëse:

Restorani Aviano posedon parking, sallë konferencash dhe kënd lodrash për fëmijë. Bashkangjitur me këtë objekt gjenden barnatorja, stomatologu, berberi dhe auto-larja. Hotel Aviano ka 13 dhoma të cilat janë të paisura me klimë, internet, ventilim dhe TV.

Vendndodhja:

Aviano gjendet në magjistralën Prishtinë-Pejë më saktësisht në Sllatinë afër aeroportit të vetëm të Kosovës i cili gjendet vetëm 1 km larg nga aty.

Kuzhina:

Ekipa e kuzhinës është shumë profesionale, menya është e dizajnuar në mënyrë që të ofrojë varietet të pastave, pizza-ve (që përgaditen në furrë druri) mishërave dhe sallatave të freskëta.

Publiku:

Qytetar të moshave të ndryshme, familjar, ndërkombëtar.

Lokacioni: Fushë Kosovë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso16 mes 3.75

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme