Sport bar Fillikaqa

Filikaqa është bar i ri në kryeqytet i dizajnuar me ofertë më të veçant se sa të tjerët. Në hapsirën e gjerë të veshur nga druri gjithmonë ka disponim për sport! 27 televizorët plazma të vendosur gati në çdo kënd (përfshirë këtu edhe WC-të) i mundësojnë mysafirëve që të shikojnë shumë sporte të botës por sidomos football! Përveç kësaj, Filikaqa, ofron edhe një meny relativisht të pasur me specialitete të shpejta. Kurse, të dieleve fëmijët dhe prindërit mund të shikojnë filma vizatimor dhe të ushqehen me pallaqinka amerikane në atmosferë ku nuk pihet duhan.

Gjatë javës organizohet edhe mbrëmja me karaoke.

Kjo është oferta e pjesërshme e ‘Filikaqa u knaqaaaa!!!’

Specialitetet:

Veçohet për përgaditjen e hamburgerave.

Rangu i çmimeve:

Një hamburger dhe dy birra vendore do t’ju kushtojnë rreth 4,5€.

Pajisjet përcjellëse:

Në ambientet e brendshme mund të shikohen 8 lloje të sporteve në të njëjtën kohë në dy projektorët dhe 27 TV-të. Ka ventilim, klimë dhe parking për 2 vetura.

Vendndodhja:

Qyteza Pejton, Qendër

Kuzhina:

Ofrohet një spektër relativisht i gjërë i specialiteteve të shpejta.

Publiku:

Vizitohet nga të gjitha moshat, adhurues të sportit!

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso0 mes 0.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme