Espresso Bar Amelie

Frymëzuar nga filmi i famshëm freng ( "Le Fabuleux Destin d'Amelie Poulin"), Amelie është lokal i grupit Odyssea ku shumicën e kohës do të shërbeheni vetë, duke pasur mundësi të zgjidhni specialitete të shijshme dhe kreative të veçanta në kryeqytet. Dritaret e mëdha dhe terraca pranë ofrojnë ndjenjë të hapsirës dhe relaksimit. Enterieri i Amelie Bar Espresso është modern por mbi të gjitha komod për të kaluar kohë në lexim dhe pauzë nga puna. Amelie gjithashtu ofron specialitete të freskëta dhe të shëndetshme me një çmim konkurrues në treg, të përgatitur në mënyrë që të marrësh me vete por edhe të ushqehesh aty.

Specialitetet:

Vlen të shijohet sanwich-i me Salmon.

Rangu i çmimeve:

Një sandwich, desert dhe lëng pemësh i freskët do t’ju kushtojë rreth 6€.

Pajisjet përcjellëse:

Gjatë verës aktivizohet terraca e hapur e cila shikon në rrugë.

Vendndodhja:

Në udhëkryqin e OSBE kthehesh në të djathtë, rruga për në Bulevardin Nëna Terezë, 50m tutje gjendet Amelie.

Kuzhina:

Ofron një varietet të sanwich-ëve, ëmbëlsirave dhe lëngjeve të freskëta.

Publiku:

Kryesisht vizitohet nga të rinjë dhe përfaqësues të institucioneve.

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso0 mes 0.00

Nuk ka asnjë koment


photo

Vende të tjera...

Ngjarjet e ardhshme