Demonstrimi i kuzhinës tradicionale

Relaksohu dhe përjeto natyrën me Rugova Experience

Parku nacional i rajonit të Rugovës, i cili është pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, ndodhet vetëm 2 km larg nga qyteti i Pejës në grykën e bukur të Rugovës. Lumi Lumbadh (56 km i gjatë) e përshkon gjithë luginën. Gryka e Rugovës është vend ideal për ngjitjen në gurë, hiking, eksplorim të shpellave, skijim, patinazh, piknik me miq dhe për të mësuar rreth kulturës, traditës dhe ushqimit vendor.

Itinerari (shembull):

8:30 Vendtakimi: zyrat e “Rugova Experience”, Pejë

8:30-9:00 Informatat rreth udhëtimit përderisa pini kafe

9:00-10:15 Nisja për në luginën e Rugovës, 20 km nga Peja

10:20 Arritja në fshatin Rekë e Allagës

10:20-11:00 Prezantimi nga një familje vendëse

11:00-13:30 Demonstrimi i gatimit të ushqimit tradicional, drekë

14:00-14:30 Pirja e kafesë me një familje vendëse

17:00 Fundi i udhëtimit

Shënim: Ju lusim të vesheni me rroba të rehatshme!

Minimum/Maksimum person në grup : 8 / 15

Çmimi: 35 € për person (duke përfshirë transportin nga Peja, drekën dhe udhërrëfyesin)

Çmimi: 30 € për person (pa transport)

Për më shumë informata kontakto:

Syzana Baja,

Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 348-831; +386 (0) 49 390 589

E-mail: [email protected]; [email protected]

Web: www.rugovaexperience.org

Vlerëso8 mes 4.13

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme