Shëti me barkë në lumin Dri

Ky udhëtim organizohet me barkë profesinale të raftingut me një udhëheqës me përvojë në ujin e lumit Dri. Shëtia është plotësisht e parezikshme pasi Drini është një lum i qetë. Megjithate kjo shëti të ofron shumë gjëra intereante.

Relaksim me pamje të ndryshme të cilan ndërrohen gjatë tërë kohës së lundrimit.

Përvojë e veçantë në vështrimin e zogjëve të ndryshëm të cilët nuk mund të shihen dikund tjetër në Kosovë.

Shoqërim i ekipit udhëtues dhe sport me lopata për të vënë në lëvizje barkën.

Mundësi peshkimi për ata që marrin pjisjet me veti.

Barka është plotësisht e pajisur dhe udhëtarit marrin jelekët e shpëtimit, lopatat dhe kapelat mbrojtëse.

Udhëtimi nisë nga Restorani Guri i Zi, ku mysafirët do të takohen me udhëheqësin. Në at vend bëhet fryerja e barkës ku merr pjesë i tërë ekipi. Pastaj bëhet bartja e barkës në lum. Udhëtimi vazhdon prej tri deri pesë orë (varësisht nga shpejtësia e lumit) deri te Ura e Shejtë. Prej urës së shenjtë bëhet kthimi prapa.

Cmimi për grup deri 5 persona është 200 euro. Në të përfshihet një drekë e lehtë që konsumohet në barkë, qeraja e pajisjeve, udhëheqësi dhe pagesa e kthimit deri te Guri i zi.

Fjalët kyçe: sheti me barkë

Vlerëso11 mes 3.64

Nuk ka asnjë koment


photo
mbrapa

Ngjarjet e ardhshme