Prishtinë

Prishtina është qyteti më i madh në Kosovë, dhe kryeqytet I saj. Ka diku rreth 572 km2, ka 48 fshatra, numri rezident i qytetarëve në qytetin e Prishtinës, mund të jetë përafërsisht 400 mijë, ndërsa me fshatrat deri 470 mijë. Llogaritet se pas flusit të popullatës 10 vitet e fundit në Prishtinë jetojnë diku 500,000 – 600,000 banorë. Shumica e tyre janë shqiptarë por ka edhe minoritete tjera turq, boshnjakë, rom e minoritete tjera.

Territori në rrethinë të Prishtinës ishte e banuar shumë kohë më parë dhe mbetjet Neolitike në Matiqan, Gracanicë dhe Ulpianë datojnë nga shek VIII p.e. Gjatë periudhës Romake qyteti I Ulpianës ishte ndër qendrat më të rëndësishme të Ballkanit.

Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat. Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqë gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana), ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare. Qyteti I vjetër shtrihej përgjatë lumejve Vellusha dhe Prishtevka she sot asnjëri nga ta nuk shifet pasiqë kohë më parë janë mbuluar.

Mbërritja

Prishtina mund të arrihet përmes rrugëve të ndryshme pasiqë si kryqendër ka lidhje të mira me me botën dhe qendrat tjera në Kosovë. Aeroportit Ndërkomëtar të Prishtinës që ndodhet 30 min larg Prishtinës ju mundëson që me u lidh me të nga qendat e ndryshme n’botë. Nga aty mundësia më e mirë ndoshta dhe e vetmja është që të merrni taksi që kushton mesatarisht 15 euro. Trafiku mund të jetë I ngarkuar falë rindërtimit të uarave dhe rrugëve në atë pjesë. Për krejt informatat rreth itinerarit te fluturimeve vizitoni http://www.airportpristina.com/

Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës ndodhet 18 km në jug të Prishtinës dhe 3 km në jug të Sllatinës, dhe jo më larg se 80 km nga qytetet tjera.

Për lidhje më ekonomike me Prishtinën definitivisht është përmes stacionit të autobusëve. Nuk ekziston linjë autobusi që lidh qendrën me stacionin e autobusëve por kjo distancë me lehtësi mund të ecet në këmbë për 20 min deri në qendër. Poashtu mund të shfrytëzohen edhe taksit në dalje të stacionit. Për më shumë rreth destinacioneve që janë në dispozicion nga ky stacion mund të telefononi në nr. 038 550 011 / 038 540 142.

Me Prishtinën mund të lidheni edhe përmes udhëtimit me tren nga Shkupi dy herë në ditë, e pastaj nga Prishtina edhe me qendrat tjera. Stacioni kryesor ndodhet në Fushë Kosovë 7 m në perëndim të Prishtinës. Sacioni i trenit në Prishtinë ndodhet 1 km larg qendrës, një shtëpi e vogël në fund të Dragodanit.

Për informacionet rreth destinacioneve vizitojeni web faqen e cila posedon informata në tri gjuhë http://www.kosovorailway.com

Vizito

Prishtina, edhe pse në shikim të parë mund të mos keni këtë ndjenjë, ofron shumcka, nga objektet që shpalosin rrefimin historik, aktivitete kulture, jetë nate, e shumcka tjetër që ofron kjo qendër, e mbi të gjitha dashninë që qytetarët e prishtinës e rujn për vendin e tyre. Kjo qendër inspiroi gjenerata të tana të cilët më vovë I falën një jetë të pasur kulturore.

Për një sheti nëpër objekte historike mund të fillohet nga sheshi Nëna Tereze në qendër të Qytetit, i rindërtuar së fundi edhe pse qysh moti ka funksionuar si korzo me karakter socializues per qytetarët e ktij vendi.

Gjatë ecjes përgjatë sheshit në rrygicën e parë në të djathtë ndodhet një kompleks i kafeneve me traditë të gjatë dhe njifen me emrin kafet e rakisë. Janë kafene të kandshme që shërbejnë raki të shpis me meze kryqsisht mish skare dhe sallata si dhe muzike të vjetër shqipe. Në kafen Tirona mund të shijoni edhe nje bashqe të vogël dhe një koleksion të fotografive që jua shpërfaqin pamjen e Prishtinës së vjetër, nga e cila shumë pak u trashëgua. Për një mozaik ma të qartë rreth Prishtinës së vjetër mund të vizitoni edhe galerinnë e këtij web http://www.prishtina-komuna.org/?cid=1,69,197 .

Përgjatë qendrës me të kalur Ministrinë e Kulturës, në murin e së cilës mund të shihni fotot e artistëve Kosovarë, ndodhet busti I Nënë Terezes, dhe diku rreth 200 metra larg saj ndodhet edhe statuja e Skendërbeut, heroit me fame të madhe në mbarë botën, statujë kjo kopje e statujës origjinale që ndodhet në Krujë. Kjo statujë poashtu ndodhet edhe në sheshin e Tiranës dhe Shkupit. Përballë statujës mund të vëreni edhe mbetejet pas djegies së objektit me arkitekturë austro-hungarezë, Hotel Unioni, që për një kohë shërbeu si pike referuese për Prishtinën. Mu aty ndodhet edhe Teatri Kombëtar, ku mund edhe të informoheni për kohën e shfaqjeve. Kjo rrugë të udhëheqë përgjatë ndërtësës së qeverisë dhe ndërtesës së kuvendit. Kaloni ndërtesën e kuvendit për të vazhduar në pjesën e vjetër të qytetit, rrugës drejt një udhëkryqi, ku në anën e majtë ndodhet Kuvendi Komunal me një pllato ku ndodhet një përmendore që daton nga koha e Jugosllavisë Komuniste dhe simbolizonte vllaznimbashkimin?. Në atë rrugë drejt ndodhen dyqane të vogla me cati drui, argjentarë ku stolitë e arit dhe argjendit shumica janë punë të fabrikuara por mund të gjeni edhe punime dore. Në anën e djathtë ndodhet Carshi Xhamia apo Xhamia e Pazarit e cila është e ndërtuar në shek XV nga Sulltan Bajazidi Në oborrin e xhamisë ndodhet një shatërvan I cili ndan xhaminë nga dërtesa e Muzeut të Kosovës, e cila për jë kohë kishte shërbyer si seli kryesore e vilajetit të Kosovës. Një kohë të gjatë ishte zyra qëndrore e ushtrisë Jugosllave. Sot shëben si muze I cili ia vlen të vizitohet për mbetjet historike që ruhen në të, edhe pse një numër I madh I tyre u vodhën gjatë luftës dhe ndodhen në Beograd. Mbreteresha në fron, është ndër objektet që u vodh gjatë luftës. Aty në afërsi ndodhet edhe Xhamia e Jashar Pashës që daton nga viti 1834. Vazhdoni rrugës drejt dhe shumë shpejt do të hasni në Kullën e Sahatit i cili ndodhet në anën e djathtë të rrugës. Kjo kullë sahati ndodhet ngjitur me tyrben e qytetit. Përballë sajë ndodhet Xhamia e Madhe apo Xhamia e Fatihut. Kjo është xhamia më e madhe dhe njëherit më bukura në qytet. E pikturuar bukur që në hurje të xhamisë dhe me një oborr simpatik që ndodhet prara saj.

Kjo xhami u ndërtua nga Sulltan Mehmeti II diku në vitet 1460-61, rreth terë vjet para se ta pushtonte Konstandinopojën. Dikur kupolla e kësaj xhamie ishte më e madhja në rajon.

Vazhdoni rrugës me kalldërm përgjatë pazarit dhe në rrugën që kthen në të djathtë gjendjet një ndër objektet me vlerë shumë të madhe kulturore, Muzeu Etnologjik I Kosovës, kompleksi I shtëpive të vjetra me emrin Emin Gjiku. Ky muze punon nga ora 10:00 deri në orën 18:00, nga e marta në të shtunë dhe hyrja kushton 2 euro. Ky kompleks shtëpishë të jepë ndjenjën se si është dukur Prishtina e vjetës.

Objekte tjera që ia vjen të vizitohen janë poashtu edhe Pallati I Rinisë (më pare njihej me emrin Boro e Ramizi) kompleks dyqanesh me veshmbathje dhe me palestra sportive. Në po atë pjesë prapa pallatit ndodhet edhe stadioni i qytetit. Poashtu pjesën e prapme të Pallatit të Rinisë ndodhet Teatri Oda.

Nga Pallati I Rinisë nisuni rrugës drejt Hotel Grandit, për të vazhduar krejt një kompleksi objektesh univerdsitare ku ndodhet edhe Bibleoteka kombëtare me arkitekturë karakteristike. Prapa sajë ndodhet Galeria e Arteve të Kosovës. Mu në oborrin e ndërtesave universitare ndodhet kisha ortodokse e papërfunsuar e cila u ndërtua gjatë kohës së okupimit, shumica e cilësojnë si objekt provokativ me poziten që ka. Poshtë kompleksit Universitar ndodhet katedralja e qytetit e sapondërtuar e cila u ndërtua mbi themelet e nje burgu i cili shërbesu si gjimnaz “Xhevdet Doda” për shume vjet,

Lokacioni: Prishtinë, në regjioni: Prishtinë

Vlerëso56 vlerësime mes 4.55

Komentet (1)

  • rrahmani(para 2 viteve)

    Nuk po kuptoj me kete pamje te qytetit tim ku vendin kryesor e ka kisha serbe,valle a nuk mertojme nje pamje me domethenese se kjo nga 1milion paje te mrekullueshme qe ka prishtina.Besoni sikur ta kishit pyetur edhe etnikun ma te madhe se nuk kish dite me ua dhene kete ide kaq debile.Ne anen tjeter e dime se as nje promil nuk ka serbe ne prishtine.

    3 vlerësime mes 5

photo

 

Kah me dalë në Prishtinë

 

Hotele dhe bujtina në Prishtinë

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme