Kur të vendosni me lanë qendrën e Gjakovës dhe me eksploru vendet përreth, nrrugë për në Prishtine, 14 km larg Gjakovës ndodhet Liqeni i Radoniqit që është liqeni...
Komentet (0)Deçani asht komunë në pjesën perëndimore të Kosovës që gjendet pranë Bjeshkëve të Nemuna, male këto që ngriten mbi lumin Lumbardh të Deçanit.
Komentet (1)
Gjakovë
Gjakova është vend shumë i bukur në Jugperëndim të Kosovës, ka 360 metra lartësi mbidetare edhe i domosdoshëm me u vizitu tu përfshi këtu qendrën edhe fshatrat...
Komentet (3)Është fshat shumë i madh 16km larg prej Gjakovës në pjesën juglindore, gjendet n'magjistralen Gjakovë-Prizren. Hyrja e fshatit prehet prej Drinit të Bardhë në anën e...
Komentet (0)Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Gjendet 6km prej Gjakovës, rruga deri atje është e mirë/asfaltume. Fshati ka vegjetacion shumë t'bujshëm, degëza minimale ujërash që n'princip nuk kanë emër. Fshati ka rreth 60 shtëpi dhe 700 banorë shqiptarë si dhe dy shtëpi kolone malazeze të cilat u shpërngulën në vitin 1999. Ky fshat u shpëtoi shkatërrimeve të luftës së fundit. N'qendër t'fshatit gjendet kisha e Jozefit Punëtor, kishë e rendit françeskan dhe mirëmbahet prej motrave që i takojnë rendit Zoja e Papërlyme. Kjo kishë është ndërtu n'vitin 2000 me ndihmën e mërgimtarëve, si zëvendësim i një kishe t'vogël që ka shërby aty. Duke qenë famullia udhëheqëse për Pjetërshtan, Dol, Raçë dhe Kusar ata organizojnë festën më t'madhe fetare, 1 Majin. Festë kjo e shenjtorit. Me këtë rast mbi 3 mijë njerëz vijnë për lutje dhe kalojnë ditën në Pejetërshtan. Kodrinat rreth kishës janë shumë t'përshtatshme për ecje, njerëzit janë shumë miqësor andaj lirshëm mund të qarkullohet edhe n'pronat private. Nëse njëri është i interesum për një shëtitje pak më t'gjatë, rreth 2 km në tmajtë prej hyrjes kryesore t' kishës mundet me shku deri te Gurra që gjendet në fshatin Kusar. Gurra është burim shumë karekteristik, uji del prej një qarje tnjë guri të madh i cili duket si pllakë gjigante. Pas dy km ecje, kthehesh n'krahun e djathtë, hyn në një rrugicë t'vogël e cila të çon n'livadhin e Gurrës. Nëse hutoheni komunikoni lirshëm me fshatarët miqësor, ata dijnë të gjitha informatat! Uji i këtij burimi është i freskët dhe i pijshëm. Gjatë verës burimi ka më shumë ujë. Fshati e ka një restorant, quhet Kurora dhe punon çdo ditë.
Lokacioni: Pjetershtan Gjakovë, në regjioni: Gjakovë
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment