Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Mitrovica është qytet që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës. Kjo komunë që ka hapsirë 350 km2 ndodhet 40 km larg Prishtinës.
Pasuritë ujore që ia falin lumi i Ibrit, Sitnica dhe Lushta ishin indikatorë që kjo trevë të banohej qysh në kohët e lashta.
Lumi Ibrër kalon përmes qytetit dhe ura e cila ndodhet mbi lum që nga lufta e fundit nvitin 1999 është edhe kufiri i ndarjes së qytetit në baza etnike.
Ibri kalon edhe nëpër liqenin artificial, Gazivodës, i cili është një ndër burimet më strategjike ujore në vend.
Në pjesën jugore jetojnë rreth 110.000 banorë me shumicë shqipëtare, përderisa pjesën veriore e dominon popullata serbe. (Osce Municipal Profile, Mitrovica)
Mitrovica është kryesisht vend malor në të cilën ndodhen mallet e Rogozës dhe Kopaunikut.
Në shek 14 këtij qyteti iu vu emri Civitas Sancti Demetrii", Dmitrovica, sipas Shën Dimitrit nga Selaniku. Pas vdekjes së Titos kur shumë vendeve iu vu emri i tij, Mitrovica u quajt Mitrovica e Titos. Ndërsa sot njihet me emrin thjesht Mitrovica.
Identitetin e këtij qyteti fuqishëm e përbën pasuria nëntokësore dhe minerat që ndodhen në Mitrovicë që nga kohët e vjetra. Këto miniera gjatë kohës së Jugosllavisë iu bashkuan kompleksit Trepça që ishte edhe ndërmarrja më e madhe në vend.
Mbërritja
Mitrovicën nga Prishtina e ndan një udhëtim 1 orësh ku për të arritur në Mitrovicë mund të shfrytëzoni linjat direkte të autobusave që qarkullojnë çdo 15 min.
Vizito
Arkitektura e këtij qyteti shpalos edhe historinë e vendit me objekte të stilit austro-hungarez e deri te ato tradicionale që mbajnë elemente orientale. Pjesa e vjetër e Mitrovicës që daton nga koha Osmane përmban në vete pazarin me rrugë të ngushta me punëtori të vogla që kalojnë përmes xhamisë dhe hamamit. Ky hamam që daton nga shek 18-të, i cili shumë vlen të vizitohen, shërben si Muze Etnologjik i Mitrovicës në të cilin ndodhen veshje, stoli dhe elemente tjera që flasin për jetëne thjeshtë. Në këtë pjesë ndodhet edhe mahalla e Gazi Isa Beut, I cili ishte udheheqës ushtarak.
Në Mitrovicë ekziston Biblioteka Komunale Latif Berisha. Kjo biblioteka ka edhe njësitë e veta në Bare, Tunel të Parë etj.
Në Mitrovicë ekziston Shtepia e Kulturës Rexhep Mitrovica, e cila aktualisht nuk shfrytëzohet, pra në të nuk mund të zhvillohet asnjë aktivitet. Megjithatë funksionon Teatri i qytetit Sandër Prosi, si dhe disa teatro amatore.
Fjalët kyçe: Mitrovica
Lokacioni: Mitrovicë, në regjioni: Mitrovicë
Shpërndaje
Komentet (1)
nje permisim te vogel mitrovica i ka kater lumenj e jo tre, ibri, sitnica, lushta dhe reka.
Kah me dalë në Mitrovicë
Hotele dhe bujtina në Mitrovicë
Vende tjera në këtë regjion
Vushtrria është një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë dhe ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Ky qytet është i pozicionuar në veri prej...
Komentet (0)Fshati i radhës Bare i pozicionuar në një lartësi mbidetare rreth 1300m. Bare ndodhet në Shalë të Bajgorës rreth 22 km larg Mitrovicës.
Komentet (0)Skenderaji ndodhet në qendër të regjionit të Drenicës, në veriperëndim të Prishtinës. Skenderaji zë një hapsirë prej 378 km2 dhe në të jetojnë rreth 72,600 banorë ...
Komentet (0)Me të dalë nga qyteti i Mitrovicës, 8 km në verilindje , tuneli i parë është hyrje për një zonë sa të bukur aq edhe të çuditshme. Ky rrugëtim fillon me Stari Trg-un...
Komentet (0)