Batushë

Gjendet afër Junikut n'magjistralen Gjakovë-Pejë 20 km në veriperëndim të Gjakovës. Batusha nuk është fshat i madh, ka vetëm një rrugë të vetme dhe ana e majtë e fshatit pothuajse është e mbështetur në Malet e Pashtrikut. Poqëse vazhdon ecjen deri në fund të kësaj rrugë qendrore të fshatit atëherë në fund të asfaltit të improvizum fillon një hyrje grandioze në mal. Sipas fshatarëve vjeshta është stina ma e bukur e bredhjeve nëpër ato male përshkak të frutave të shumta, gështenjave e lajthive. Gdhendja e gurit duket arti me i kultivum n'fshat, çdo mur oborri ka gurin e vet specifik, ngjyrën dhe renditjen. Fortifikatat tradicionale të quajtura Kulla edhe sot mbesin vendbanime t'preferume për fshatarët e Batushës.

Lokacioni: Batushë Gjakovë, në regjioni: Gjakovë

Vlerëso2 mes 4.50

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme