Kllokot

Kllokoti ndodhet 6 km në veri të Vitisë, në mes të magjistrales Gjilan-Ferizaj, rreth 50km në jug-lindje të Prishtinës. Kllokoti njihet per Bajën e Kllokotit, burimin termal dhe fabriken e ujit mineral ‘Kllokot’. Përveq këtyre aspekteve të rëndësishme për ekonominë vendore, Kllokoti dallohet për bukuritë natyrore që posedon. Pas tij shihen malet e Sharrit, është vend i pasur me ujëra të testuar që është konstatuar se kanë veti shëruese, Morava e Bincës kalon andej pari gjithashtu. Kllokoti ka klimë mesdhetare andaj dimërat janë të shkurtër ndërsa verërat më të gjata. Thuhet se kjo pjesë ka mbetje të rendësishme arkeologjike dhe ndër to shquhet skulptura e gruas ilire me veshjen karakteristike që bart. Për informata të detajume për Banjën e Kllokotit, qendra për rehabilitim dhe terapi fizikale, vizitoni linkun http://www.nenanaile.com/indexeng.html

Fjalët kyçe: Kllokot

Lokacioni: Kllokot Viti, në regjioni: Gjilan

Vlerëso1 mes 4.00

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Hotele dhe bujtina në Kllokot

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme