Vitia ndodhet në juglindje të Kosovës në kufirin me Maqedoninë. Përderisa qendra eshtë e rrafshët, fshatrat përreth janë të rrethuara me male. Krejt kjo zë një...
Komentet (0)Kllokoti ndodhet 6 km në veri të Vitisë, në mes të magjistrales Gjilan-Ferizaj, rreth 50km në jug-lindje të Prishtinës. Kllokoti njihet per Bajën e Kllokotit, burimin...
Komentet (0)Fshati Shurdhan është shumë i vogël 21 km në jug të Gjilanit, gjendet mu në Grykë të Karadakut. Eshtë i njohur për ledinat e tij që duken si ballkone në mal. Jo...
Komentet (1)Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Komuna e Kamenicës/Dardanës, komunë kjo me 523 km 2, është e pozicionuar në pjesën më lindore të Kosovës. Një pjesë e madhe e saj është e kufizuar me Serbinë. Popullsia prej rreth 63.000 banorëve është e shpërndarë në qytet dhe 76 fshatra. Kamenica me Gjilanin ka distancë 30 km, ndërsa me Prishtinën ka rreth 75 km. Në Kamenicë ka shumë lumenj por më të rëndësishmit janë: lumi Krivareka, lumi i Hogoshtit dhe ai i Desivojcës, e që të gjithë derdhen në lumin Morava. Qyteti i Kamenicës është shumë i vogël, duket se të gjitha ndërtesat administrative dhe aktivitetet tjera të qytetit ndodhin mu në këtë qendër. Parku i qytetit ndodhet në qendër dhe kufizohet me lumin Krivarekë. Përmendorja e parkut është mbetje atraktive e artit soc-realist. Me të kaluar rrugën nga parku mund të vizitohet kisha ortodokse SHën Nikolla. Vizitat për në këtë kishë duhet të paralajmërohen. Kodrina mbi qytetin e Kamenicës, më saktësisht fshati Ruboc konsiderohet pasuria kruciale natyrore e qytetarëve të Kamenicës. Kjo kodër është pjesë e Maili të Madh i cili mbërrin lartësinë deri në 1260 m. Pjesa dominante e këtij mali i takon komunës së Novobërdës. Nga Ruboci shihet i tërë qyteti i Kamenicës, ky fshat gjatë verës është pika natyrore më e vizituar nga banorët e kësaj ane. Drunjtë e bungut dominojnë gjithandej. Rruga për aty është e mirë dhe lehtësisht e qarkullueshme.
Mbërritja
Zakonisht për të arritur në Kamenicë nevojitet ndërrimi I autobusëve nga Gjilani por ka edhe disa linja direket nga Prishtina. Autobusët nga Gjilani për në Kamenicë qarkullojnë në itinerarin: 07:10, 10:00, 12:10, 14:30, 16:10, 18:00 dhe i fundit në ora 19:15.
Lokacioni: Kamenicë, në regjioni: Gjilan
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment