Istog

Istogu ndodhet në pjesën veriore të Dukagjinit me 56.000 banorë dhe me sipërfaqe prej 453.84 km2. Istogu është vend rural dhe shumica e popullsisë merren me agrokulturë dhe njihen për kultivimin e pemëve dhe perimeve. Istogu poashtu njihet për fermën e peshqve, troftë.

Istogu është një qytetzë e qetë afër bjeshkëve të Moknës me lartësi mbidetare gjer në 2155 m. Istogu është shumë i njohur për bukuri natyrore, me fushe pjellore që shtrihet kryesisht buzë rrjedhës së lumit të Istogut. Burimi i këtij lumi është shumë i pasur me ujë të freskët. Vend me potencial të madh turistik e sidomos të turizmit rural e bëjnë shumë elemente që kjo komunë ka në thesarin e trashëgimisë kulturore por edhe natyrës së masur me male, fusha e pasuri ujore që ka. Bjeshka e Istogut dhe ajo e Radushës është bjeshkë me potencialt të madh turistik ku përvec bukurisë që ka, njihet për llojllojshmërinë e bimeve e shumë prej tyre me efekte shëruese, shtigjet e përshtatshme për skijim, e për sporte tjera si lëshimi me fluturake, falë relievit dhe lartësisë mbidetare që ka. Për vënine në funksion të këtyre potencialeve nevoitet investim në infrastructure pasiqë ende ngjitja në këto male bëhet vetëm me bagëti.

Resurs tjetër natyror në Istog me vlerë tejet të madhe janë edhe burimet e ujit, si Burimi i Istogut, Drini I Bardhë, burimi i Vrellës si dhe burime e kroje tjera.

Lumi i Istogut është lum me potencial të madh për kajakizëm.

Resurs ujor me vlerë të lartë cilësohet edhe burimi i ujit termal në Bajë i cili ka veti shëruese.

Istogu ka edhe trashëgimi të pasur kulturore dhe mbetje me vlerë të madhe, ku sipas një hulumtimi të vonshëm në trevën e Podgurit, që përfshin komunën e Istogut janë identifikuar: 72 kulla, një sërë mullinj me ujë si objekte të teknologjisë për bluarjen e drithit. Nga objektet fetare: 8 xhami, 3 mejtepe dhe 3 kisha ortodokse, një Urë e Gurit ,arkitektonikë osmane dhe 11 vendgjetje arkeologjike. Vendgjetjet arkeologjike,në komunën e Istogut,shtrihen në rripin e rranxës së Bjeshkëve të Thata, duke filluar nga lindja e në perëndim.

Veshja tradicionale e kësaj anë është e vaçantë në Kosovë dhe ndryshe njihet edhe me emrin veshja e Podgurit.

Lokacioni: Istog, në regjioni: Pejë

Vlerëso5 mes 5.00

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Hotele dhe bujtina në Istog

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme