Fushëmali/Poliçkë

Fushëmali/Poliçka është vendbanim i cili shtrihet rreth 30 km në verilindje të Kamenicës në rranzë jugore t’malit Kitka. Në këtë fshat u vendosën shumë familje të cilat u dëbuan nga Sanxhaku i Nishit pas viti 1877/78.

Duhet kthyer prapa 1km nga Kopernica në mënyrë që të vazhdohet rruga për në Poliçkë. Rruga për atje është e asfaltuar deri në Hogosht, prej aty e tutje asfalti mbetet realitet i të kaluarës. Shtigjet e shkelura të fashatarëve malësor bëhen udhërrëfyesi i vetëm për në këtë pjesë. Lartësia e maleve veq sa shkon dhe rritet, shtëpitë e malësorëve bëhen gjithnjë e më të rralla. Malet drunjët e bungut dhe pishave dekorojnë pamjet magjepsëse të kësaj malësie. Policka është fasht shumë i vogël në një lartësi mbidetare rreth 1100m. Banorët janë shqiptarë musliman. Fshati është i njohur për Odën e Kadri Zekës e cila është e pozicionuar mbi Poliçkë. Meqë rrallë kush kalon andej pari fëmijët e fshatit njohin cdo fytyrë të re. Ishin fëmijët ata të cilët na dërguan deri tek kulla e Kadri Zekës hapën dyert e saj për ne dhe na përcollën çdo hap. Prej Poliçkës shihen edhe fshatra tjera përballë. Aty ende bëhet një jetë tejet tradicionale. Njerëzit janë shumë miqësor dhe të hapur. Nuk ka restorante për tu pushuar, mirëpo lehtë mund të negociohet blerje e ushqimit tradicional me fshatarët.

Lokacioni: Fushëmali/Poliçkë Kamenicë, në regjioni: Gjilan

Vlerëso6 mes 3.67

Komentet (1)

  • Ekrem Jakupi(para 14 viteve)

    Policka asht vend lindja e Kadri zekes, dhe adht Vendelindja edhe e Molla Riza Polickes ose Rizah Shurdhani

    0 mes 0.00

photo

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme