Deçan

Deçani asht komunë në pjesën perëndimore të Kosovës që gjendet pranë Bjeshkëve të Nemuna, male këto që ngriten mbi lumin Lumbardh të Deçanit. Deçani ka sipërfaqe prej 372 km2 dhe vlerësohet se 60.000 banorë jetojnë në këtë territor.

Deçani përfshin pjesën veriore të Dukagjinit dhe ka afërsi me qytetin e Pejës dhe Gjakovës.

Në këtë rajon ndodhet edhe pika më e lartë Gjeravica me 2656 lartësi dhe përbën rajonin shumë të vecantë për zhvillimin e turizmit. Bora zgjatë 6 deri në 8 muaj, deri në 3 metra dhe e bën këtë pjesë tejet të përshtatshme për skijim, poashtu edhe falë shtigjeve të gjata që ofron. Kullat poashtu i japin sharmin dhe vecantinë kësaj pjese edhe është ndër vendet ku kullar janë të mbajtura mjat mirë.

Manastiri i Deçani ndodhet afër qytetit, saktësisht 2km, i cili ishte ndërtuar në mes të viteve 1327 dhe 1335. Manastiri ndodhet pranë lumit Bistrica e Deçani dhe llogaritet si ndër objektet më të bukura në Kosovë. Përderisa Manastiri ndodhet në periferi të qytetit ju në qendër mund të vizitoni disa shtatore të dëshmorëve shumica prej tyre dëshmorë të rënë në luftën e fundit.

Mulliri i Shabanajve që mekanizmin bazë kishte ujin, u renovua pas dëmit që pësoi gjatë luftës së fundit. Aty sot ndodhet shoqata e grave Jeta, të cilat e kanë si punëtori të vogël dhe marojnë punë dore dhe suvenire të ndryshme për ti shitur.

Mbërritja

Deçani ndodhet 80 km larg qytetit të Prishtinës, që llogaritet rreth një ore e gjysmë vozitje. Për të arritur në Deçan duhet shfrytëzuar autobusët për Pejë apo për Gjakovë të cilët carkullojnë cdo 20-30 minuta me nisje nga Prishtina.

Nga Peja llogaritet 30 minuta distancë ndërsa nga Gjakova diku rreth 40 minuta kohë ushëtimi

Lokacioni: Deçan, në regjioni: Gjakovë

Vlerëso5 mes 2.80

Komentet (1)

  • Albina(para 15 viteve)

    Vendi me i bukur per ta vizituar....Decani

    0 mes 0.00

photo

 

Kah me dalë në Deçan

 

Hotele dhe bujtina në Deçan

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme