Qyteti i Ferizajit gjendet në pjesën jugore të Kosovës, në anën e djathtë të magjistralës Prishtinë-Shkup, 35 km nga kryeqyteti. Komuna e Ferizajit zë 345km2, pra qyteti...
Komentet (2)Shtërpca ndodhet në jug të Kosovës, dhe ka përafërsisht 13,600 banorë, dhe popullata serbe përbën shumicën në këtë rajon. Shtërpca është vend rural dhe agrokultura...
Komentet (0)Kaçaniku është qytezë në jug të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km2. Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik Fushë...
Komentet (0)Varoshi gjendet rreth 4km prej qendrës së qytetit të Ferizajit gjendet fshati Varosh. Relievi gjeografik i fshatit karakterizohet për rrafshin e tij. Shtëpitë tradiconale...
Komentet (2)Regjioni Prishtinë: Prishtinë Podujevë Lipjan Novobërdë * Regjioni Prizren: Malishevë Dragash Prizren Rahovec * Regjioni Mitrovicë: Mitrovicë Skenderaj Vushtrri * Regjioni Gjakovë: Gjakovë Deçan * Regjioni Pejë: Pejë Istog * Regjioni Ferizaj: Shtërpce Ferizaj Kaçanik * Regjioni Gjilan: Kamenicë Gjilan Viti
The content of this site is licensed under Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 Unported License (additional terms may apply).
Brezovica është fshat në komunën e Shtërpcës dhe njëherit është qendra më e rëndsishme turistike për sportet dimërore. Brezovica shtrihet pranë maleve të Sharrit dhe ka lartësi mbidetare prej 900-2500m. Brezovica është qenda me infrastructure më të kompletuar për zhvillimin e aktiviteteve dimërore.
Shtigjet e skijimit gjenden 12 km larg fshatit dhe hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 ha.. Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38%. Në lartësinë mbidetare prej 1718 m, në Livadhin e Madh gjendet teleferiku më i ri. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 m mbi nivelin e detit. Qendra e skijimit "Brezovica" është e hapur për dashamirët e skijimit gjatë gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësin e shfrytëzimit.
Kjo qendër ka disa hotele që ofrojnë shërbime cilësore të kategorive më të larta. Ndër hotelet më të njohura është Hoteli Narcis i kategorisë së parë i cili gjendet në lartësinë mbidetare prej 900 m, dhe është 9 km larg shtigjeve të skijimit. Në lartësinë mbidetare 1700 m gjendet hoteli i kategorisë "B", Hoteli Molika, i cili gjendët pranë shtigjeve të skijimit . Në këtë hotel mund të furnizoheni edhe me paisjet e nevojshme për skijim.
Për më shumë informata vizitoni web http://www.brezovica-ski.com/ . Snownjeri është një grup/forum i skiatorëve nëpër shtigje të ndryshme në Kosovë e ndër to edhe në Brezovicë. Për galerinë e tyre të pasun edhe informatat tjera ja web-i www.njeri.net
Lokacioni: Brezovica Shtërpce, në regjioni: Ferizaj
Shpërndaje
Nuk ka asnjë koment