Skenderaj

Skenderaji ndodhet në qendër të regjionit të Drenicës, në veriperëndim të Prishtinës. Skenderaji zë një hapsirë prej 378 km2 dhe në të jetojnë rreth 72,600 banorë dhe ka popullsi mjaft të re. Infrastruktura në këtë pjesë nuk është edhe aq e mire dhe shumica e popullsisë merret me bujqësi. Skenderaj karakterizohet me histori të bujshme për rezistencë të vazhdueshme përgjatë shekujve poashtu edhe në luftën e fundit si krah i fortë mbështetës i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Skenderaji përsoi humbje të shumë njerëzve gjatë luftës së fundit dhe

Territori i Komunës së Skenderajt ka konfiguracion kodrinoro-malorë me lartësi mbidetare mesatare prej 500-700m, kurse pikën më të lartë e paraqet maja e Qyqavicës me lartësi 1 117 m. Ka reliev të butë, përshkohet me lugina lumenjësh të vegjël, kryesisht dominon klimë e mesme kontinentale që karakterizohet me dimëra të ashpër, vera të thata me temperatura të larta e reshje të pakta, ndërsa ka një florë dhe faunë të pasur.

Vetëm 5 km në dalje të Skenderajt ndodhet Manastiri i Devicit i cili u ndërtua në shek. 16 dhe disa here u dëmtua gjatë luftrave por u rindërtua përsëri.

Poashtu në Prekazin e Poshtëm mund të vizitoni Memorialin Adem Jashari, heroit kombëtar nga lufta e fundit në Kosovë.

Fjalët kyçe: Skenderaj

Lokacioni: Skenderaj, në regjioni: Mitrovicë

Vlerëso3 mes 4.00

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Kah me dalë në Skenderaj

 

Hotele dhe bujtina në Skenderaj

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme