Shtërpce

Shtërpca ndodhet në jug të Kosovës, dhe ka përafërsisht 13,600 banorë, dhe popullata serbe përbën shumicën në këtë rajon. Shtërpca është vend rural dhe agrokultura është aktiviteti bazë në këtë komunë. Kjo komunë kryesisht njihet për qendrën e skijimit në Brezovicë dhe Parkun Nacional të Sharrit, i vetmi në Kosovë, i cili shtrihet në 4 komuna dhe 60 % e tij ndodhet në komunën e Shtërpcës . Shtërpca është kryesisht vend malor dhe këtë kurorë malesh e përbëjnë kryesisht malet e Sharrit si dhe lugina e Lepencit. Latrësia mbidetare lëviz nga 900 sa është në luginën e Lepencit e deri në 2.500 metra në majën e Lubotenit. Kjo komunë ka afërsi me komunën e Prizrenit, Ferizajin, Suharekën , Kacanikun si dhe në një pjesë kufizohet me Republikën e Maqedonisë.

Pjesa më e madhe e kësaj komune nuk është e urbanizume përveç Brezovicës që shërben prej vitesh si qendër bazë e skijimit në Kosovë. Kjo komunë ka potencial të madh turistik falë maleve të Sharrit dhe mbetet ndër zonat më të rendësishme për skijim.

Mbërritja

Distanca e Shtërpcës me Ferizajin është 30 km, me Prishtinën 61 km, me prizrenin 34km përderisa distanca nga qytetet e Maqedpnisë është: nga Shkupi 61 km dhe nga Tetova 70 km.

Lokacioni: Shtërpce, në regjioni: Ferizaj

Vlerëso1 mes 3.00

Nuk ka asnjë koment


photo

 

Vende tjera në këtë regjion

Ngjarjet e ardhshme